Kryesocialisti Edi
Rama në një bisedim me gazetarët paralajmëroi rezistencë qytetare, në
rast se nuk njihet e drejta e opozitës. Ai gjithashtu i kërkoi komunitetit ndërkombëtar, që të ndërhyjë më me forcë për të shpëtuar procesin që rrezikon ardhmërinë e Shqipërisë.
Edhe një herë kreu i opozitës ka deklaruar se opozita shqiptare nuk tërhiqet dhe as nuk ndalet në rrugën e rivendosjes së demokracisë.
Rama shtoi se kontestimi do të përshkallëzohet në
rast se e drejta nuk do të
vihet në
vend.
"Do te konsumojmë çdo mjet ligjor e demokratik, ne betejën me pushtetin e vjedhur. Nëse drejtësia nuk është drejtësi, populli do të dijë ta verë të drejtën në
vend. Të gjithë e kanë kuptuar çfarë ka ndodhur dhe do të dalin më herët në reagim, në
rast se drejtësia nuk
vihet në
vend dhe në
rast se padrejtësia kthehet në një sistem të bazuar në asgjësimin e zgjedhjeve", tha
Rama.
Në fund ai theksoi se opozita nuk e njeh rezultatin e shpallur prej "Komisionit Qendror te Vjedhjeve" dhe se pret qe Kolegji Zgjedhor, të japë vendimin e drejtë për fitoren në Tiranë. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2011,
ora 14:00