Rama: Te mbrohen hapesirat e gjelberta
Albeu.com
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka vlerësuar punën e Policisë Bashkiake në analizën e punës 6-mujore të saj. Rama tha se nga strukturat e policisë është bërë puna më e mirë dhe kjo sipas tij është meritë e punonjësve në terren.
Sa i përket çështjeve që lidhen me pastërtinë e hapësirat e gjelbërta në raport me këto struktura, Rama tha se prioritet është çështja e ruajtes së këtyre hapësirave nga ndërtimet pa leje për t'i kthyer në hapësira përfitimi. "Është me rëndësi që puna e zhvilluar në këtë drejtim nga policia Bashkiake të vazhdojë edhe në këtë periudhë, ku edhe për shkak të klimës dhe rritjes së frekuentimit të hapësirave të shërbimit ka shumë zhvillime të papëlqyeshme për qytetarët dhe ngushtojnë hapësirën publike", tha ai.

Kreu i Bashksië së Tiranës ka kërkuar gjithashtu vazhdimin pa ndërprerje edhe të shërbimit të orëve të vona të natës për të siguruar qetësinë në kryeqytet. "Duhet të mbrohen qytetarët nga zhurmat dhe t'i sigrohet qetëse. Nuk duhet të realziohet kjo vetëm me aksione të befasueshme, por me shërbime të vazhdueshme", theksoi ai.
Shtuar më 07/07/2010, ora 13:47
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori