Rama: Të flakim tepsinë e pushtetit në llumin e historisë!
Kryeministri Rama sot ka zhvilluar takimin e radhës elektoral në qytetin e Maliqit.

Gjatë fjalës së tij Rama shpreh se rruga për të rritur ekonomonië është e njëjta mënyrë që ka zgjedhur PS 4 vite më parë kur vendosi sipas tij të bëjë shtet.

“Ka vetëm një mënyrë për të rritur ekonominë, dhe kjo mënyrë është ajo që ne kemi zgjedhur 4 vite më parë për të bërë shtet.

Dhe kjo mënyrë është ajo që duhet të vendosim në 25 qershor. A do vazhdojmë të ndërtojmë shtetin apo do mbetemi në duart e atyre që nuk ndërtuan një themel të shtetit shqiptar.

Partitë fryhen duke thithur gjakun dhe energjinë pozitive të shqiptarëve. Fuqia që i duhet është fuqia e bashkimit nënë flamurin e Skëndetbeut dhe Ismail Qemalit.

Ne nuk u themi demokratëve ikni nga PD dhe hajdeni me ne, por ne u themi se mbi bindjet politike është Shqipëria. Në 25 qershor duhet të vendosim se kush është skuadra dhe vizoni që i duhet Shqipërisë dhe që duhet mbështetur.

Do i japim fund një barbarie që ka 27 vite që ndajnë shtetin në copa dhe me ato copa ushqejnë parazitët e tyre në kurriz të shqiptarëve.

Ti japim fund politikanëve që e kanë mendjen tek tepsia. Ta flakim atë tepsi në llumin e historisë”- tha Rama. /albeu.com/

Shtuar më 18/06/2017, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori