Lewandowski në qendër të vëmendjes, gjiganti anglez mendon transferimin

Robert Lewandowski është vënë në qendër të vëmendjes. Këtë herë jo për golat e shumtë, por për largimin nga Bayern Munich në verë.

Palët nuk kanë nisur ende bisedimet për të rinovuar dhe sulmuesi nga ana tjetër ka qenë gjithmonë i hapur për një aventurë të re.

Tashmë “fichajes” shkruan se gati të futet në garë për Lewandowskin është edhe Liverpool, që drejtohet nga Jurgen Klopp.

Trajneri gjerman e njeh mirë sulmuesin, pasi e ka pasur nën urdhra edhe te Borussia Dortmund. Për Lewandowskin ka interes edhe nga Barcelona e Real Madrid.


Shtuar 21.03.2022 22:13