Kryeministri Edi
Rama i ka quajtur “Tap-Topi”, deputetët e opozitës parlamentare. Gjatë fjalës sot në Kuvend,
Rama tha se e vetmja gjë që mund të bëhet nga opozita e re është të bashkohen me opozitën jashtë Kuvendit dhe të heqin tabelën e shumëzimit.
Fjala e Ramës u prit me protestë nga deputeti Kujtim
Gjuzi, i cili doli përpara për t’a ndërprerë, por u ul nga kryeparlamentari
Gramoz Ruçi.
Debati në Kuvend:
Edi
Rama: Bëhuni bashkë me opozitën jashtë parlamentare dhe hiqni tabelën e shumëzimit.
Liberalizoni aritmetikën. Se kështu siç vajti kjo punë që të angazhohesh në opozitë që ta bësh të bardhën të zezë, aritmetikën subjektive.
Cfarë mund të bëni më shumë sesa të çlironi shqiptarët nga stresi i aritmetikës. Më besoni që
jeni të besueshëm, kur ju të thoni që nuk duam një tabelë të unifikuar shumëzimi, pjestimi, mbledhje zbritje,
jeni të besueshëm.
Se
jeni tap-topi. Mezi ju kemi, shqiptarët janë më të mençur sesa ju, ne dhe secili.
Jeni disi më të mirë se ata.
Rama: O
Gramoz po ça është ky mo?
Gramoz Ruçi; Zoti
Gjuzi të tërheq vëmendjen, do të të nxjerr jashtë nga salla.
(
Gjuzi flet në këmbë)
Ruçi: Po flet nga vendi, nuk lejohet zotëri.
Shtuar më 05/11/2020,
ora 11:47