Rama tall qytetarin e sulmon PD: O Ndrec, mos harxho internet kot!
Kryeministri Edi Rama e shfrytëzoi një koment të një shtetasi i cili i kërkoi që të merrte masa sepse vendi po kalonte një situatë të keqe, për të kritikuar opozitën.

“O Ndrec, mos harxho internet kot të keqen vëllai”, i tha Rama atij. Më pas shtoi se “partia e Ndrecës kishte dalë e thoshte se ai paskish gënjyer që kemi 2 mijë teste.”

“Ky është kulmi. E kuptoj stresin dhe mbingarkesën, por jemi në një fazë ku ka një mungesë vëmendjeje për të lexuar. E kam thënë që testet nuk janë çështje e qeverisë, e lëre më e PD-së. 7×7 = 42, kurrë nuk mund të mertet për bazë. Nuk mund të marrim mendjen e PD për teste.

Kjo është strategjia e përcaktuar nga Komiteti i Ekspertëve dhe ne po e ndjekim. Nëse ata do të kërkonim më shumë, do ta bënim.

Në këtë luftë nuk kemi hyrrë qorrazi. Shqiptarëve nuk do t’u mungojë asgjë, edhe sikur të ejtë prapa dielli. Fatmirësisht asgjë nuk na mungon. Vetëm mungons sensi logjik i opozitës.”, tha Rama në komunikim me publikun.


Shtuar më 08/04/2020, ora 20:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori