Rama tall opozitën pas akuzave: Vaj medet, nuk paska ikur kush nga Shqipëria?!
"Po t’i mbledhësh siç i numëron PD bëhen 2 milionë! Plus fëmijë..."

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ti përgjigjet me ironi opozitës në lidhje me gjendjen ekonomike të shqiptarëve gjatë pandemisë që po kalojmë.

Përmes një postimi të publikuar në rrjetin social Tëitter, Rama reagon lidhur me pretendimet e opozitës se qeveria nuk ka një plan për krizën aktuale.

“Para epidemisë kishim vetëm të papunë e të gjithë kishin ikur nga Shqipëria! Tani paskemi vetëm punëtorë e të varfër që duhen paguar, po t’i mbledhësh siç i numëron PD bëhen 2 milionë! Plus fëmijë, studentë, pensionistë, shtëpiake, s’paska ikur kush nga Shqipëria”, shkruan kryeministri. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2020, ora 16:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori