Rama takon Singhammer: Rajoni të mos humbasë ëndrrën europian
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama prit sot në një takim, delegacionin e Bundestag-ut të Republikës Federale të Gjermanisë, të kryesuar nga Nënkryetari i tij, Johannes Singhammer.
Në fjalën e tij kryeministri Rama u shprehu miqve mirënjohjen për çka Gjermania ka bërë gjatë gjithë këtyre viteve për Shqipërinë.
"Jetojmë në një kohë të re, kur 100 vjet pas Luftës së Parë Botërore, ky është viti i parë pa konflikte në rajon, çka kërkon edhe një moment të ri në bashkëpunimin rajonal dhe përpjekjet e përbashkëta për prosperitetin e rajonit, si të tërë." u shpreh Rama.

Kryeministri e cilësoi frymëzuese, iniciativën e Kancelares gjermane Angela Merkel për takimin mbi Ballkanin, në Berlin. E rëndësishme, u shpreh Kryeministri, është që rajoni të mos e humbë ëndrrën europiane dhe Gjermania, e cila gëzon respektin e të gjitha vendeve të rajonit, ka një rol të posaçëm.

Për Kryeministrin Rama, kjo marrëdhënie e re lidhet edhe me nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe të shtimit të investimeve gjermanerajon.
Në takim u nënvizua, gjithashtu, vullneti i dyanshëm për rritjen e bashkëpunimit ekonomik në fusha me interes të përbashkët, me theks të veçantë në fushën e dijes.

Z. Singhammer i shprehu Kryeministrit, edhe vlerësimet për rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në stabilitetin dhe paqen në rajon.
Shtuar më 21/08/2014, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori