Rama takon Samaras: Dinamikë të re bashkëpunimit dypalësh
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama u takua dje gjatë samititit te NATO-s në Wales, me Kryeministrin e Greqisë, Antonis Samaras.
Në takim u ndanë pikëpamjet respektive për çështje që lidhen me marrëdhëniet mes dy vendeve, duke nënvizuar gatishmërinë për t’i zhvilluar ato më tej.

Kryeministri Rama theksoi vullnetin e Qeveria shqiptare për t’i dhënë një dinamikë të re bashkëpunimit dypalësh në frymën e partneritetit e të fqinjësisë së mirë, si dhe në kuadër të bashkëpunimeve dhe nismave rajonale, në përputhje me realitetin e ri të rajonit. Me interes të veçantë u fol për projektet me rëndësi rajonale në fushën e infrastrukturës dhe të energjisë, të diskutuara në kuadër të platformës së Samitit të Berlinit.

Takimi u zhvillua në Newport, Wales, ndërsa delegacionet e dy vendeve marrin pjesë në Samitin e NATO-s.
Shtuar më 05/09/2014, ora 09:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori