Rama takon presidentin Obama dhe sekretarin Kerry
Pëlqej
Në ditën e fundit ë samitit të NATO-s, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Barack Obama dhe Sekretarin Amerikan të Shtetit John Kerry.

Gatë një konference për shtyp, kreu i qeverisë shqiptare tha se përveç bisedës me Presidentin Obama dhe Sekretarin Kerry, ai ka zhvilluar takime dhe me tre partnerë startegjikë në rajon, kryeministrin italian Matteo Renzi, kryeministrin Antonis Samaras dhe Presidentin turk Recep Taijp Erdogan.

“Pra përkatësisht me Italinë, Greqinë dhe Turqinë për te forcuar partneritetin strategjik dhe për të identifikuar bashkarisht gjithçka duhet të bëjmë, qoftë në raport me angazhimet tona brenda suazës së sigurisë, qoftë në raport me shmëshka tjetër na lidh. Në konkluzion dhe për ti hapur rrugë pyetjeve tuaja, dua të them se edhe njëherë ka qenë rasti jo vetëm për të nënvizuar por edhe për të parë impaktin e jashtëzakonshëm të nismës së Kancelares Merkel. E cila ndërmori një hap historik për te ulur së bashku të gjithë përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit duke u dhënë të gjithë popujve të Ballkanit një mesazh shumë të qartë të perspektivës së tyre Europiane, por duke dhënë një mesazh shumë të qartë edhe për të gjithë aleatët dhe partnerët, në funksion të perspektivës së këtyre vendeve”, deklaroi Rama. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 17:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori