Personi që ndërtoi dosjen e Skënderbeut jep alarmin: Klubet mund të mbeten pa lojtarë (FOTO LAJM)

Një situatë kaotike është krijuar për sa i përket kontratave të futbollistëve në futbollin shqiptar.

Të gjitha klubet duhet të negociojnë me lojtarët për këtë pjesë, pasi në rast të kundërt, nëse nuk gjendet gjuha e përbashkët, rrezikohet që këto klube të mbeteten pa futbollistë.

Shefi ligjor i FIFA-s Emilio Garcia Silvero, personi i cili ndërtoi dhe ndoqi hap pas hapi dosjen e Skënderbeut, bëri të qartë se nuk mund të detyrojë ligjërisht lojtarët që të qëndrojnë me klubet përkatëse edhe pas mbylljes së kontratave

“FIFA nuk mund të zgjatë kontratat më larg se 30 qershori, por dritaret e merkatos nuk do të jenë të njëjtat dhe lojtarët nuk do të mund të regjistrohen me klube të reja, merkato nuk hapet me 1 korrik. “Nëse huazimi mbaron me 30 qershor, lojtari teorikisht duhet të kthehet në klubin e tij, por dritarja e merkatos do të jetë e mbyllur dhe nuk do të llogaritet kalimi e si I regjistruar”, u shpreh spanjolli.

Pra nga deklarata e shefit ligjor të FIFA-s, bëhet e qartë se klubet duhet të negociojnë që lojtarët të vazhdojnë të qëndrojnë pjesë e tyre edhe pas datës së mbarimit të kontratës dhe për Superioren ky është një lajm i keq. Cilido prej lojtarëve do të jetë i lirë që të largohet në mbyllje të kësaj kontrate dhe FIFA nuk mund të bëjë asgjë për ta ndalur veçse t’i pengojë regjistrimin në një klub apo një kampionat tjetër pa u mbyllur zyrtarisht sezoni në vendin tonë.


Shtuar 13.04.2020 15:01