Rama takon Cannon Obe
Ina Rama
Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama është takuar me ambasadorin e ri të Britanisë në Tiranë, Nicholas Cannon Obe. Gjatë takimit ajo informoi ambasadorin me punën e prokurorisë shqitpare ku vuri theksin në angazhimin e këtij institucioni në rritjen e profesionalizmit, zbatimin e ligjit dhe shmangien e çdo ndikimi ekstraligjor nga organet e drejtësisë.

Cannon Obe nga ana e tij rikonfirmoi vijimin e marrëdhënieve të ngushta e bashkëpunuese si me organet e akuzës në Britaninë e Madhe ashtu edhe me stafin diplomatik britanik në Tiranë. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2012, ora 14:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori