Rama takon ambasadorin Withers
Albeu.com
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama takon ambasadorin e Shteteve te Bashkuara John Withers, nje dite para tryezes organizuar nga presidenti i Republikes, Bamir Topi.
Nderkohe me pare edhe ambasadori i Komisionit Europian Helmut Lohan dhe ai spanjoll Manuel Montobio, vendi qe mban presidencen e Bashkimit Europian, jane takuar me kryetarin e opozites Edi Rama.

Burime zyrtare bejne te ditur per Top Channel se tema e bisedes ishte ne lidhje me tryezen qe do mbahet neser ne seline e presidences dhe temat qe do te diskutohen ne perballjen e pare balle per balle mes kryeministrit Berisha, kryetarit te opozites Rama dhe presidentit Bamir Topi.

Ambasadoret ditet e fundit kane patur nje axhende te ngjeshur takimesh ne trekendeshin mes zyres se kryeministrit, kryetarit socialist dhe presidentit Topi.

Ky i fundit pas konsultimeve me diplomatet beri publike thirrjen e kesaj tryeze, menjehere ne mbeshtetje te inisiatives se presidentit u shprehen Shtetet e Bashkuara, OSBE-se, Komisionit Europian. (tch)
Shtuar më 12/02/2010, ora 20:39
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori