Rama takon aleatët
Aleatët e majtë janë thirrur në një takim nga kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama në ambientet e selisë rozë. Kreu i Partisë Social Demokrate Skënder Gjinushi, kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, kreu i Partisë për Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela, si edhe Preç Zogaj, kanë mbërritur në selinë e PS-së dhe pritet që të bisedohet për reformat zgjedhore.

Takimi vjen pas propozimit të paktit me 10 pika të bërë publik javën e kaluar nga kryesocialisti Rama por edhe pas ftesës që ky i fundit i bëri kryeminsitrit Berisha për debat publik. /albeu.com/

Shtuar më 04/10/2011, ora 14:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori