Vdiqën 3 persona, dalin pamjet e aksidentit tragjik në Fushë Krujë (VIDEO)

Ndërkohë që vendi është në shtet-rrethim për shkak të Koronavirusit, një aksident me përmasa tragjike në njerëz është regjistruar mbrëmjen e sotme

Në kryqëzimin e Borizanës në Fushë Krujë një automjet është përplasur me një kamion, ku si pasojë e përplasjes, 3 persona kanë humbur jetën, dhe është plagosur rëndë një tjetër.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur autoambulancat e Laçit dhe të Krujës të cilët kanë marrë 3 personat e pajetë.

Ndërkohë që personi i 4-t mësohet se ndodhet në gjendje të kritike për jetën. Ai është transportuar menjëherë për në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Rrethanat me të cilat ka ndodhur ky aksident tragjik janë ende të paqarta.

Siç duket edhe në pamjet e siguruara, makina tip Audi AA 848 ZZ është përplasur me një kamion me targa të Kosovës.

Ajo që raportohet është se të 4 personat mësohet se janë nga Fushë-Kruja. /abcnews


Shtuar 18.03.2020 20:23