Rama takohet me John Kerry
Kryeministri Edi Rama ka pritur në selinë e Qeverisë Sekretarin John Kerry. Ky i fundit shtrëngoi duart me shefin e qeverisë pas Ditmir Bushatit.

Në fund të takimit Rama-Kerry pritet një deklaratë e përbashkët për shtyp, pa pyetje nga gazetarët.

Axhenda e bisedës, të paktën nga ajo që është zbardhur së fundmi nga Departamenti i Shtetit, lidhet fort me çështje të brendshme shqiptare. Dy janë mesazhet që do të përçojë Kerry në politikën shqiptare; jetësimi i reformës në drejtësi dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2016, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori