Rama, takim sekret me Fatos Nanon në Durrës
Kreu i qeverisë Edi Rama dhe ish-kreu i Partisë Socialiste Fatos Nano kanë kaluar pasditen e sotme në vilën e Kryeministrit në Durrës.

Sot rreth orës 17.30 pasdite ish-kryeministri Fatos Nano ka hyrë pas shumë vitesh në atë zonë për t’u futur në vilën e kryeministrit aktual. Lideri historik i Partise Socialiste dhe kryetari i sotem i socialistëve, kanë ndenjur për më shumë se dy orë së bashku, raporton BalkanWeb.

Më pas Edi Rama është larguar drejt Tiranës, ndërsa Fatos Nano drejt Golemit në shoqërinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi.

Nuk dihet se për çfare ka folur Edi Rama me paraardhësin e tij, po kjo nuk është hera e parë që të dy takohen larg vëmendjes së mediave. /albeu.com/
Shtuar më 10/06/2017, ora 20:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori