Kërcënuan njeri-tjetrin me 71 vota, Rama 1 orë "kokë më kokë" me Metën
Pas një jave plot tensione, akuza, kundërakuza deri edhe tek shkarkimet, Edi Rama dhe Ilir Meta janë takuar si çdo javë, një ditë para seacës parlamentare për të rakorduar qëndrimin e tyre në Kuvend.

Mësohet se ka qënë Rama që ka shkuar në zyrën e Metës, tek Kryesia e Kuvendit.

Ditën e nesërme pritet të jetë një seancë shumë e ndezur parlamentare për shkak të zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur në kampin e qeverisë, PS-LSI.

Një ditë më parë, Ilir Meta paralajmëroi Ramën duke thënë se nëse ai i bënte 71 votat e nevojshme për të mbajtur qeverinë, ai mund të shkonte edhe në opozitë.

Nuk zgjati shumë dhe erdhi përgjigja e Ramës, i cili tha se PS i kishte votat e nevojshme duke shtuar edhe më shumë dyshimet mbi atë se çfarë po ndodh realisht mes dy aleatëve qeverisës. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2017, ora 12:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori