Rama takim me fermerët: Do ulim kostot e prodhimit
Në vijim të turit të takimeve me biznesin, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, gjatë vizitës në një fabrikë e cila merret me përpunimin e agrikulturës, ka sulmuar qeverinë për politikat e gabuara sipas tij, në funksion të zhvillimit të këtij sektori.

“Nuk bejmë premtime te bujshme, por marrim nje angazhim te qarte, do sistemojme ujitjen e kullimin, do ulim naften ne nivele te pranueshme, do ulim kostot e prodhimit”, tha Rama. Ndersa fermeret thane se keto masa qe PS premton te zbatoje sapo te vije ne pushtet, jane mese te nevojshme pasi situata e tyre i kalon kufijte e mbijeteses. /albeu.com/
Shtuar më 31/10/2012, ora 14:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori