Rama-Svobodës: Qeveria nuk po punon për realizimin e reformave
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, mori pjesë të dielën në ekspozitën “Arti përmirëson të ardhmen” e organizuar në Athinë. Në këtë ekspozitë u paraqitën edhe disa piktura të Edi Ramës, Hannes Swobodës dhe Fate Velajt.

Ndërsa gjatë forumit “Europa mes meje dhe teje”, referuesit Edi Rama, Hannes Swoboda, kryetar i grupit parlamentar socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian, si dhe Stavros Lambrinidis, ish-ministri i jashtëm grek, vunë theksin tek roli i Bashkimit Europian për vendet si Shqipëria dhe Greqia si edhe nevojën imediate që Tirana të marrë sa më shpejt statusin e vendit kandidat.

“Qeveria dhe kryeministri nuk po i përgjigjen kërkesës publike për ta pasur statusin e kandidatit në vjeshtë, as thirrjeve të Parlamentit Europian, as thirrjeve të Komisionit Europian, as thirrjeve të opozitës për të bërë reformat që janë përcaktuar si kusht. Klasa politike shqiptare duhet t’i jepte këtë mundësi shqiptarëve në përvjetorin e 100 të pavarësisë”, deklaroi Rama.

Ndërsa Svoboda u shpreh se politikanët shqiptarë kanë nisur të bashkëpunojnë mbi çështje themelore të cilat po ashtu janë të domosdoshme për integrimin e vendit nëBashkimin Europian apo së paku për të nisur bisedimet

“Unë mendoj se zgjedhja e Presidentit është një çështje shumë e rëndësishme sidomos në vende ku ende ka shumëdallime dhe ndarje, është shumë e rëndësishme për tu përpjekur për të shkuar bashkë në zgjedhjen e një kandidati i cili është mbi politikën dhe që ka besimin e të dyja palëve, të qeverisë dhe të opozitës. Në të gjitha zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri ka pasur probleme kështu që duhet të ishte bërë me kohë një reformë zgjedhore e cila të ishte gjerësisht e pranueshme në vend dhe gjithashtu në përputhje me standardet ndërkombëtare europiane. Mesazhi nga Europa është shumë i qartë se pa pasur zgjedhje të ndershme, të lira, transparente dhe korrekte nuk do të jetë e mundur për Shqipërinë të vazhdojë me kërkesën e saj për të nisur bisedimet me Bashkimin Europian”, theksoi Swoboda. /albeu.com/
Shtuar më 27/05/2012, ora 18:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori