Rama sulmon Vis Martinajn për bastet?
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama është shprehur se prej disa muajsh e ka nisur punën për të nisur mbylljen e basteve dhe kazinove, por nuk e ka hedhur në publik idenë e nismës për shkak të baltosjes së opozitës e madje edhe segmenteve të krimit të organizuar të përfshirë në këtë industri.

Gjatë intervistës në “Dritare” Rama tha se të gjitha bastet e kazinotë do të mbyllen, përfshi dhe ato online. Më tutje Rama tha këto fjalë, duke i vënë dhe theks idesë se dhe nga burgu ka kundërshtarë të kësaj nisme të qeverisë.

A mos vallë kryeministri e kishte fjalën për Ervis Marinajn, njërin ndër biznesmenët më të fuqishëm të kompanive të basteve në vend, i përfshirë në ngjarjen e rëndë të ndodhur në ish bllok, ku i vdekur mbeti truproja i tij Fabian Gaxha?

Aktualisht Martinaj ndodhet në spitalin e burgut dhe ndaj tij është dhënë një masë arresti me burg.

“Edhe nga burgu orkestrohet kjo lloj balte. Më 31 janar mbyllen të tëra, mbyllen bastet, kazinotë, dhe online-i”-tha Rama teksa fliste për sulmet e opozitës, se nisma për mbylljen e basteve vjen për interesat e vëllait të kryeministrit.

Kujtojmë tashmë se prej kohësh opozita e ka akuzuar Ramën se mbyllja e basteve dhe kazinove bëhet në mënyrë që t’i lihet monopoli bastit online, të cilin aktualisht në Shqipëri e ofron vetëm një kompani bastesh. Sipas opozitës kjo kompani zotërohet nga vëllai i kryeministri. Mbi këtë çështje Rama është treguar i prerë dhe e ka hedhur poshtë akuzën.

“Një gënjeshtër me bisht, nuk ka lidhje fare. Është një pjesë e gjithë kësaj farse që tenton të kundërshtojë vendimin për të mbyllur bastet. Ne po punojmë që të mbyllim edhe online-t që funksionojnë jashtë, që të mos jenë të aksesueshme në Shqipëri.”-tha Rama.
Shtuar më 17/10/2018, ora 07:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori