Rama sulmon Metën nga Vlora: Ëndërron luftë me qeverinë
Nga Vlora kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën dhe presidentin Ilir Meta. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë iu përgjigj Presidentit Meta, i cili një ditë më parë tha se opozita meriton notën 10 sa i takon trajtimit të çështjes së Covidit.

Rama tha se Presidenti Ilir Meta ëndërron luftën, por jo me virusin, por me qeverinë.

“Si mundet që shqiptarëve, t’ju flitet sikur kjo flamë ka rënë vetëm në Shqipëri dhe jo në gjithë botën. Si mundet që njëherë në shekull që bie kjo flamë mos të gjendet ajo forcë morale për tu bërë njerëzor dhe për të qenë pjesë e përpjekjes për të ndihmuar njerëz. Si mundet që një opozitë e tillë, një parti e tillë, në radhë të parë PD ti mbetet në majë të gjuhës propagandë e katastrofës, e qametit dhe nga ana tjetër të katandiset ky vend me një president që del atje sikur del në oborrin e ndonjë klubi me një ndërtim pa leje dhe thotë i vë notën 10 kësaj opozite. Është e kuptueshme.

I vë notën 10 kësaj opozite sepse vetë shkon edhe më lart, ëndërron luftë, jo me covidin, por qeverinë. Jo me armikun e padukshëm, por me shumicën që e ka kthyer në shënjestër sikur të ishte forcë armiqësore. Ëndërron të bëhet Vojo Kushi mbi tankun imagjinar të një regjimi që në fakt është shtypës për Ilir Metën, sepse shtyp ëndërron e tij për të vazhduar të sjellë vërdallë gjithë politikën shqiptare duke u hequr si i treti i vërteti, për t’ju ngjitur o njërit o tjetrit nga dy të mëdhenjtë, për t’ia lënë përgjegjësinë të madhit që ka detyrën të qeverisë dhe për të vazhduar të mjelë institucionet e kthyer në lopë për qumështin e ndërmarrjes së Monikës”, tha Rama.
Shtuar më 14/11/2020, ora 15:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori