Rama paralajmëron një luftë të pa ndodhur më parë, KÇK-ja organizatë e rrezikshme
Kryeministri Edi Rama i është rikthyer sot sërish grupit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, KÇK (Kap ça të kapësh).

Në takimin e përjavshëm me bashkëqeverisjen, kryeministri u shpreh se KÇK është organizata më e rrezikshme kriminale dhe se po përgatitet një ligj special.

“Sot vijon të jetë e vështirë dhe e pamundur të shkosh në gjykatë për të zgjidhur problemin. Sot jemi në kushtet kur ka nisur pastrimi i sistemit të drejtësisë. Disa nga “Xhakajdurët” që janë në sistem dhe që e dinë se nuk e kalojnë dot vetingun, janë lëshuar “Kap ca T’kapësh”.

KÇK-ja është organizata më e rrezikshme kriminale që vepron në Shqipëri, sepse është e veshur me petkun e ligjit dhe funksionon si një organizatë e grabitëseve ordinerë.

Për KCK po bëhemi gati, me një ligj special për ta çuar luftën në një nivel të pa ndodhur më parë, ne do të çojmë në parlament edhe disa masa speciale ndaj anëtarëve të krimit dhe ndaj KCK. Të jeni të sigurt se më herët se vonë, të gjithë do të shohin në praktikë dhe jo në fjalime, rezultatet e një ofensive frontale që qeveria do të ndërmarrë ndaj krimit, qoftë dhe ndaj KÇK”, tha Rama.

Kujtojmë se javë më parë kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit akuzoi si pjesë e KÇK, prokurorin Arjan Ndoj, të cilit iu bë atentat pak ditë më vonë. Sipas Ramës, prokurori ishte i lidhur me grupet kriminale./abcneës.al




Shtuar më 06/11/2019, ora 12:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori