Berisha në Malësi të Madhe, i numëron Ramës ofendimet: Shqiptarët nuk kanë ndërmend të të ndjekin ty

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Malësia e Madhe, ndërsa ftoi kryeministrin Edi Rama për debat publik, i solli në vëmendje dhe ofendimet që ky i fundit ka përdorur gjatë fushatës elektorale.

Berisha iu drejtua Ramës duke i thënë se shqiptarët nuk do ta ndjekin atë dhe se 14 maji është dita e ndryshimit.

“Tonin, nëse ndihesh se përfaqëson ndonjë gjë hajde në debat me Isa Ramajn, por nuk vjen dot. Nuk mundet, nuk e len as Edi Rama. Edhe unë e kam ftuar atë. Urdhëro të dalim në shesh, kemi qeverisur dhe tu themi shqiptarëve çdo pyetje që bëjnë qytetaret

Ai ka zgjedhur të kalojë nga sheshi në shesh me një tog fjalës të turpshme, jo gomari, jo çakalli, zorra qore, nuk kam motër se je çuni i mirë…etj

Po ti duhet të jepesh llogari çfarë ke bërë dhe çfarë do bësh.

Me injorancë absolute përpiqet të përcjellë përçarje. I them Edi Ramës, je një copë injoranti që ke shok vetëm veten tënde.

Lexo pak Para se të vish të përmendësh ndasitë këtu…lerë pastaj kur thotë kam 3 besime në një familje. Me thënë të drejtën s’kanë ndërmend të të ndjekin ty shqiptarët me 5 martesa, janë mirë me një. Më vjen keq që e them, por s’mund ta le pa thene. Kam këtë kam këta, dihet si i ke, se po të hyj më tutje ja nxjerr më keq”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 10.05.2023 12:17