Rama sulmon ashpër UT: Jeni bishti i fundit i kavallit!
Pëlqej
I ftuar në Senatin e Universitetit të Tiranës, kryeministri Edi Rama ka folur për përplasjen që ka ndodhur mes qeverisë dhe Universitetit dhe vonesën e rrogave.

Ndër të tjera, Rama sulmoi ashpër edhe vete Universitetin e Tiranës duke e cilësuar si bishtin e fundit të kavallit pasi doli keq nga akreditimi.

"Universiteti i Tiranes nuk doli mirë nga akreditimi, dhe nuk e bënë ekspertët e PS as kushërinjte e mij apo të Dhori Kules, sfida është që në testimin tjetër cështjet e ngritura të jenë adresuar, jeni bishti i gjithë universiteteve të Republikës së Shqipërisë, sipas britanikëve, kushërinj këtu britanikë nuk ka, ndaj i morëm nga Italia që mos dilnim kushërinj.

Për këtë s’ka faj as reforma, as ligji as aktet nënligjore dhe besoj nëse flasim për përgjegjësi hajde ta ndajmë, por secili në pozicionin e vet.

Vonesa e pagave eshte shembull i qartë që reforma është sfidë edhe për ne që e kemi udhëhequr dhe kemi kthyer në legjislacion, sepse na ka vonuar ne vetë si qeveri një debat midis ministrisë së arsimit dhe financave për trashëgiminë e grantit të pakushtëzuar.

Unë s’e kuptoj kujt ia kërkoni zgjidhjen për probleme të brendshme, të ndërhyjë qeveria? Nuk ndërhyn dot.

Kjo është autonomia juaj, flamurin e autonomisë e keni tundeni, ne nuk mbajmë monopolin e shkopit të flamurit. Ligji e ndan, rektori, dekani s’është llogaritar, është udhëheqës akademik, bordi ka përsipër procesin që ka të bëjë me financimin, mbarëvajtjen etj.

Tani Universiteti i Tiranës është i vetmi ku shfaqen probleme, ndërkohe që shumicën në bordin e administrimit e ka zgjedhur vetë, qeveria aty është në minorancë."- deklaroi Rama. /albeu.com/

Shtuar më 14/02/2018, ora 12:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori