Rama sulmoi protestuesit me granata luftarake serbe?

Protesta e sotme e organizuar nga opozita nisi paqësisht por përfundoi në dhunë.

Qindra protestues çanë kordonin e policisë dhe nisën të godasnin me sende të forta derën e Kryeministrisë.

Por më pas ata janë larguar dhe shpërndarë pasi Garda reagoi me hedhjen e granatave gaz lotësjellëse, por edhe granatave që shkaktojnë shok mbi qytetarët.

Ndërkohë sipas gazetarit Gjergji Thanasi disa prej ketyre granatave ishin prodhime serbe.

Sipas investigimit rezulton se sipas faqes zyrtare të Fabrikës në Krusik në Valievo, Serbi, këto armë prodhoheshin për luftërat e Serbisë në Kosovë, Bosnjë dhe Kroaci, rezulton se sot janë hedhur drejt qytetarëve të pambrojtura granata lufte të klasifikuara si “Hand Shock Grenade BRS-M93. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2019, ora 23:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori