Rama: Sulmet ndaj Kryeprokurores, surrati i këtij regjimi kusarësh
Kryetari i PS-së, Edi Rama
Edi Rama reagoi sot ndaj sulmeve të mazhorancës në drejtim të kryeprokurores Ina Rama. Lideri i opozitës thotë se akuzat ndaj Ina Ramës janë surrati i vërtetë i regjimit te kusarisë dhe se sulmi ndaj Prokurores se përgjithshme është kambana më e fortë e alarmit.

Ndërkohë me herët, gjatë homazheve për nder të dy të vrarëve në proteste, Rama theksoi se të vrarët janë viktima të krimit qeveritar. Gjate ceremonisë mortore, shefi i opozitës deklaroi rinisjen e protestave ditën e premte, në të njëjtën orë dhe vend me të fundit.
Shtuar më 23/01/2011, ora 17:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori