Rama "strehon" të larguarit AK-së
Kreu i Partisë Socialiste zhvilloi sot një takim te larguarit nga strukturat drejtuese qendrore të AK. Gjatë një konfernce për shtyp, Rama u shpreh se dyert e PS-së janë të hapura për cdo kuqezi opozitar.

"Zhvillova nje takim me perfaqesine e AK, njerëzit qe kane marre pjesë në formësimin e një partie që fatkeqësisht u shfaq së fundmi në rolin e një force diversion për të çoroditur popullin opozitar në funksion të pushtetit familjar e të korruptuar të kryeministrit. Dyertë e Partisë Socialiste janë të hapura për të gjithë kuqezinjtë opozitare të cilët kanë investuar për këtë projekt të lodhur nga politika. E gjithë kjo energji patriotike e gjeneruar nga idealet e mbledhur gjatë kytëre viteve të mos shkojë dëm por të zyrtarizohet përmes këtij koalicioni. PS në programin e saj përfaqëson interesat kombëtare, ambiciet e cdo shqiptari" u shpreh Rama.

Rama i eshte drejtuar me nje apel gjithe kuqeqinjve qe nuk i perfaqeson me sot logoja e AK, e cila ndertuar mbi energji opozitare dhe idete e njerezve te zakonshem qe kerkojne nje vend me te mire eshte kthyer ne nje diversion per te coroditur popullin opozitar. /albeu.com/


Shtuar më 03/05/2013, ora 12:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori