Dorëheqja e Alibeajt/ A do të rikthehet Basha në krye të PD-së? Përgjigjet Gazment Bardhi

Vetëm pak ditë pas humbjes në zgjedhjet e 14 majit, Enkelejd Alibeaj dha dorëheqjen nga drejtimi i PD-së dhe pozicioni i kreut të grupit parlamentar.

Pas dorëheqjes së tij, Alibeaj tha se partia duhet të riorganizohet për t’u ndarë nga Sali Berisha dhe për të ndërtuar aleancë me potencial për zgjedhjet e vitit 2025.

Si rrjedhojë, Gazment Bardhi u zgjodh kryetar i grupit parlamentar pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeaj.

Bardhi u pyet sot në emisionin “Opinion” me Blendi Fevziun nëse dorëheqja e Alibeajt është një tentativë për të bërë të mundur një kthim të mundshëm të Lulzim Bashës në krye të PD-së.

Bardhi nuk dha përgjigje të drejtpërdejr, duke thënë se ka kuptuar aktin e dorëhqejës së Alibeajt ashtu sikur se ai e shpjegoi publikisht.

Pyetje: Dorëheqja e Alibeajt, është një tentativë për t’i hapur një kthim të mundshëm të Bashës? A po luan Alibeaj për një kthim të Bashës në krye të kësaj pjese të mbetur të PD?

Gazment Bardhi: Nuk e di, unë e kam kuptuar aktin e dorëheqjes së zotit Alibeaj siç ai e ka shpjeguar në publik.

Pyetje: Po ju vetë Bardhi po luani për një kthim të mundshëm të Bashës në krye të PD?

Gazment Bardhi: E kam shprehur qëndrimin tim dhe është publik. Kam qenë ndër të vetmit nga të dyja pjesët, së bashku me një pjesë të madhe të madhe të grupit parlamentar që kemi bërë thirrje mbi mënyrën si gjithë PD do duhej të hynte në një zgjedhje. Tani jemi në një fazë të re kur zgjedhjet kanë mbaruar. Unë nuk e kam komentuar rezultatin e zgjedhjeve sepse nuk ka nevojë për t’u komentuar. Si politikan secili prej nesh do duhet vetëm ta lexojë atë rezultat.

Pyetje: A i hap dorëheqja e Alibeajt rrugë një rikthimi të Bashës në krye të kësaj pjese të mbetur të PD? Pyetja është e drejtpërdrejtë.

Gazment Bardhi: Që të bëj një shpjegim. Unë kam pranuar përgjegjësinë e drejtuesit të grupit parlamentar por nuk kam cilësinë që kishte Alibeaj në drejtimin e Partisë Demokratike./albeu.com/