Kuvendi miraton rezolutën dënon gjenocidin serb në Srebrenicë, hedh poshtë amendamentet e Berishës

Kuvendi ka miratuar sot me asnjë votë kundër projekt rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë.

Në votim kanë marrë pjesë 113, të cilët kanë votuar të gjithë pro.

“Projekt rezoluta për Srebrenicën. 113 deputetë morën pjesë. 113 vota pro”, tha kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Ndërkohë, Kuvendi ka hedhur poshtë 4 amendamente të propozuara nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Tritan Shehu.