Rritje temperatuash, shi dhe …, parashikimi i motit për javën e ardhshme

Java që nisëm pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Duket se ditët do ti ngjajnë njëra-tjetrës ku moti fillimisht prite të jetë me kthjellime deri në mesditë e më pas gradualisht vranësira në zhvillim.

Në orët e mesditës dhe kryesisht pasdite vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashreshme me intensitet të ulët e lokalisht përgjatë relieveve malore me intensitet deri mesatar.

Shtrëngata lokale në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore. Era do të jetë kryesisht nga veriprëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek.


Shtuar 22.05.2023 17:48