Rama: Sot e tutje nisim protestat e pandalshme
Pëlqej
Kryetari i PS-së, Edi Rama
Protesta te pandalshme kunder talebanizmit te qeverise ndaj pushtetit vendor, biznesit dhe cdo qytetati qe kerkon te ndertoje jeten me pune te ndershme.

Keshtu eshte shprehur kreu i bashkise së Tiranës, Edi Rama, duke folur ne protesten e Shoqates se Autonomise Vendore, mbajtur sot paradite para Parlamentit. Rama akuzoi kryeministrin se ka ngarkuar me barrë fiskale të trefishtë biznesin, duke tentuar te marre peng bashkise e opozites.

"Për arsye të korrupsionit, të cënimit të drejtësit, mediave, për arsye të një krize politike, për arsye të një qeverisje që ka vjedhur përfitimet e paligjshme na refuzuan kërkesën për statusin kandidat", tha Rama.

Sipas Rames taksa e sheshte ka goditur sot cdo pjese te shoqerise, ne nje kohe kur Berisha ben propagande me festa dhe merita te pamerituara, ne nje kohe kur njerezit jane zhytur ne deshperim. " Humbasin bashkise dhe komunat, humbet edhe qeveria si qeveri e vendit dhe qytetareve, por fiton Sali Berisha dhe pushteti i oborrtareve te tij"- tha Rama.

Kreu i bashkisë së Pogradecit, Artan Shkëmbi në fjalën e tij mbajtur në këtë protestë ka akuzuar qeverinë për 'mbytjen' që po i bën autonomisë vendore.


"Ky është kulmi i rrezikimit të pushtetit vendor"- tha Shkëmbi, duke kërkuar marrjen e masave urgjente nga ana e qeverisë në dobi të pushtetit vendor.
Shtuar më 11/11/2010, ora 11:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori