Rama: S'kemi probleme numrash për shkarkimin e Topallit
Pëlqej
Edi Rama
"Dy nismat e para, spikerja e Kuvendit i cilëson të pamoralshme por një drejtuesi e çdo parlamenti evropian do ti quante shprehje të opozitarizmit. Nuk kemi asnjë problem matematik. Ne mendojmë se ato dy nisma kanë nxjerrë në pah atë problem të madh që sot është edhe më i rënduar në këtë parlament".

Kështu u shpreh Edi Rama i ftuar në "Top Story" sipas të cilit nëse nuk do të miratohet rezoluta e propozuar nga Partia Socialiste për reformat e përbashkëta dhe zgjidhjen e krizës politike do të propozohet direkt nisma për shkarkimin e kryetares së Kuvendit.

Rama sqaroi në detaje atë çka ka propozuar Partia Socialiste për të zgjidhur krizën.
Shtuar më 25/11/2010, ora 22:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori