Rama: S'ka më makina luksi, në 2020 kryebashkiakët të lëvizin me kuaj
Gjatë mbledhjes së sotme të jashtëzakonshme, kryeministri shqiptar Edi Rama u shpreh se në 2020-n, asnjë lekë nuk do të shkojë për makina. Me ironi ai tha se kryetarët e bashkive mund të lëvizin me kuaj.

“Ne do të kalojmë si fazë të parë nga buxheti i 2020, 0.4% të PBB duke u siguruar që deficiti primar pozitiv të mbetet pozitiv, asnjë ndryshim parametrash që mund të kërcënojë qëndrueshmërinë e gjithë sistemit makroekonomik.

Po studiohet edhe cilat fonde mund të transferohen. Ka një zë që lidhet me të gjitha shpenzimet, në vitin e ardhshëm nuk do të blihet asnjë makinë, nuk do të pajisjet asnjë zyrë, nga ato që kanë qenë rutina dhe do të bllokohen blerjet e makinave, dollapëve, kolltuqeve, TV-ve në të gjithë bashkitë e vendit.

Kush do të jetë keq për makinë të gjejë një kalë edhe nuk ka problem, kryetar bashkish me kuaj do të ishin një inovacion ekologjik. Edhe sidomos kryetarët e njësive administrative do të ishin të mirëseardhur në komunitet”, tha ai.


Shtuar më 03/12/2019, ora 09:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori