Rama: S’ka më të pasiguruar! Punonjësit e Uzinës së Naftës: Kemi 20 muaj në të zezë
Vazhdojnë protestat nga punëtorët e Rafinerisë së naftës në Fier pasi prej muajsh nuk kanë marrë pagat e tyre.

Mësohet se protestuesit, të cilët janë mbledhur para Prefekturës së Fierit, pohuan se nuk kanë marrë asnjë përgjigje për pagat e tyre, ndërsa shtojnë se Rafineria është lënë në mëshirë të fatit dhe është braktisur.

Nga ana tjetër ata iu kundërpërgjigjën kryeministrit Edi Rama, për pretendimin që ky i fundit theksoi se nuk ka punëtorë të pasiguruar, ndërsa shtuan se ata kanë punuar në të zezë për 20 muaj.

“Kryeministri thotë se nuk ka punëtorë të pasiguruar, por për 20 muaj që kemi punuar në të zezë, pa sigurime.”, u shprehën ata./albeu.com/

Shtuar më 02/02/2017, ora 10:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori