Rama: S'jam feminist, por gratë duhet të vlerësohen!
Në konferencën “Gratë drejt politikës dhe vendimmarrjes”, Rama ka thënë: “Nuk jam feminist, por gratë duhet të vlerësohen", ndërsa ka bërë një paralelizëm me burrat dhe sa ata paguhen në punë.

Me theks të veçantë tek gratë, kryeministri nuk ka lënë pa kritikuar burrat si dembelë dhe parazitë. Rama u rikujtoi burrave të sotëm se nuk ndryshojnë shumë nga ata të motshmit.

Duke qëndruar në të njëjtën linjë, sipas tij, ka ende shumë për të bërë për barazinë gjinore. "Gratë, jo vetëm nuk janë të barabarta në konkurime, por dhe paguhen më pak se burrat", tha më tej ai. /albeu.com/
Shtuar më 07/12/2015, ora 13:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori