Rama sistemohet në hije, cerrikasit digjen nën diellin që përvëlon (FOTO LAJM)

Pëlqej
Kryeministri Rama ishte i pranishëm në Cerrik në kuadër të llogaridhënies me qytetarët duke theksuar se punë ka dhe se media, të cilat ai i quan kazan gënjejnë kur raportojnë për problematikat e mëdha të papunësisë në vend.

Por, ajo që ra në sy na ky takim është fakti se ai u zhvillua në një vend të hapur në qytet teksa dielli digjte me rreth 32 gradë.

Gjatë këtij takimi, Rama e sistemoi veten të ulur poshtë hijes së pemëve, ndërsa qytetarët e pranishë, shumica të punësuarsektorin publik u detyruan të qendronin në diell për orë të tëra.

Mjaft prej tyre kishin zgjedhur çadrën si zgjidhje, të tjerë freskoheshin me ç'të gjenin, por pati edhe për të dorëzuarëve, të cilët e dëgjuan kryeministrin nën diell.

Fundja, partia i kërkon disa sakrifica. /albeu.com/
Shtuar më 02/06/2018, ora 12:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori