Rama si Erdogani: "Hekurat" atyre që thërrasin kundër tij
Ka mjaftuar një thirrje "Rama, anti-shiptar" para kryeministrisë që një qytetar të përfundojë në polici gjatë paradites së sotme.

Ngjarja ndodhi në momentin kur kryeministri po dilte nga zyra e tij i shoqëruar nga familjarët e viktimave të "21 Janarit" për të shkuar tek vendi ku u ekzekutua secili prej tyre.

Në këtë moment, një qytetar me flamurin kombëtar në shpinë ka filluar të thërrase kryeministrin duke i thënë "anti-shqiptar".

Kaq ka mjaftuar që ai të rrethohet nga policë dhe të futet përdhunshëm në makinë duke u dërguar në komisariat.

Nuk dihet ende identiteti i personit të shoqëruar, megjithatë një veprim i tillë ka risjellë në mendje shtete totalitare ku futesh në burg vetëm pse nuk je dakord me liderin. /albeu.com/
Shtuar më 21/01/2019, ora 12:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori