Berisha: Rama si Enveri, provokon Kombin me termin "rilindas"
Kryeministri vendit Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatëve në Përmet, i bëri thirrej kreut të Partisë Socialiste Ei Rama që të heqë dorë nga përdorja e termit "rilindas" për kandidatët e tij, duke e cilësuar provokacion. Berisha sulmoi kryesocialistin edhe në lidhje me bllokimi ne statusit për në Bashkimin Europian.

"Na pengoi për mëse 1 vit, që më së fundi u detyrua të votojë ligjet. Alternativa tjetër...këtu nga sheshi i Frashërinjve, dua ti them Edi Ramës, vetëshpallja juaj për rilindas. Shpallja e Tom Doshit për Sami Frashër, Gramoz rucin si Naim Frashër, e Anastas Angjeli si Koto Hoxho nuk ka gjë më të keqe. Ky është një provokacion i pandershëm i pa denjë, që prek kjo vetëm përmetarët, por shqiptarët në katër anët e rajonit, që kanë të rilindasit shenjtorët e tyre të identitet kombëtar. Së dyti theksoj këtu se për disa miq në këtë shesh që u kujtohen vitet 67-70 të njëjtën përpjekje djallëzore bëri Enver Hoxha që u përpoq të dënonte rilindasit tanë, por e kuptoi se nuk mund ta bënte pa kaluar mbi trupat e shqiptarëve. Hiq dorë mos i përdhos rilidasit kombit me Tom Doshin, Gramoz Rucin, Anastas Angjelin. Bëj alternativën tënde", tha Berisha.

Berisha ftoi qytetarët të bashkohen me alternativën e PD-së, e cila sipas tij synon punësim dhe përmirësim të jetesës pa dallime partiake, teksa sulmoi alternativën e PS-së, duke theksuar se dy rreziqet më të mëdha që premtojnë socialistët janë rritja e taksave dhe largimi i investitorëve. /albeu.com/
Shtuar më 09/06/2013, ora 12:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori