Rama si çun rrugësh, fyen median që i nxorri çmimin e frikshëm të oxhakut (FOTO LAJM)

Pas shfaqjes së kryeministrit, Edi Rama në një video për emisionin e Ermal Mamaqit, në ambiente private të shtëpisë, pamjet pushtuan rrjetin. 

Vëmendjen e këtij spoti e mori oxhaku i kryeministrit ku në një shkrim të Albeu.com u publikuan fakte se ky oxhak kushtonte rreth 18 000 euro. 

I quajtur “Antrax drop fire place” oxhaku që shihet pas krahëve të Ramës është i prerë me lazer dhe i dizenjuar nga arkitekti, Massimo Iosa Ghini. 

Ky oxhak me permasa 150cm x 113cm x 53 cm, është krijuar prej një materiali të kushtueshëm, ku me një kërkim në “Google”, çmimi i këtijoxhaku varion nga 12 000 në 18 000 euro. 

Ky një çmim tepër i “kripur” për një familje mesatare shqiptare që të ardhurat vijnë nga emigracioni, e thënë kjo pasi vetë Kryeministri ka treguar se vila e tij në Surrel është ndërtuar me lekët e tij të fituara në emigracion.”

Por këto të vërteta duket se e kanë shqetësuar së tepërmi kryeminsitrin, i cili ditën e sotme ka shpërthyer kundër këtij lajmi, madje duke ofenduar median që e nxorri. 

Ai me një gjuhë jo të denjë për një kryeministër nxjerr gishtin e mesit kësaj të vërtete.

“Qenka mbushur kazani i plehrave të pas festës së Vitit të Ri me oxhakun tim kozmik, që kadrinjtë e kanë zbuluar me rreze lazer në spotin e Ermalit?Eh,ja që s’është as oxhaku as shtëpia ajo, po atelieja e mikut tim qeramist, ku bujarisht jam i mirëpritur për orët e mia krijuese?”, shkruan Rama. /albeu.com/


Shtuar 5.01.2019 18:13