Rama: Shqiptarët mbrojtën hebrenjtë me jetën e tyre
Në orën 16:00, ashtu sikurse ishte parashikuar nga Kuvendi i Shqipërisë, nisi Forumi Ballkanik kundër Antisemitizmit.

Ky aktivitet u organizua nga Kuvendi i Shqipërisë së bashku Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit.

Kryeministri i vendit Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur përmes “Skype”, deklaroi se shqiptarët kanë mbrojtur me jetën e tyre hebrenjtë që erdhën në Shqipëri.

Rama thekson se shqiptarët dhe të gjitha kombet duhet të luftojnë ekstremizmin, për të ardhmen e përbashkët të popujve.

Edi Rama: “Unë përfaqësoj Shqipërinë, që është mishërim i mbrojtjes së hebrenjve dhe i luftës së ekstremizmit të dhunshëm, që ushqehet që urrejtja ndaj civilizimit hebre. Shqipëria e sheh Izraelin dhe civilizimin hebre si shtyllë të bashkëjetesës.

Shqiptarët e kanë parë bashkësinë hebraike si dritën e syve. Hebrenjtë u kthyen në Shqipëri në gur të çmuar, shabati ishte garantuar me të drejtë me ligj. Shqiptarët rrezikuan jetën për të mbrojtur hebrenjtë, ishin myslimanë dhe të krishterë, duke i mbrojtur edhe me jetën e tyre.

Ka episode, ku dy vëllezër shqiptarë strehuan një familje hebreje dhe përfunduan në kampe përqendrimi, duke pretenduar se ishin ata hebrenjtë, që ata kërkonin.

Edhe në të tashmen duhet ta luftojmë antisemitizmin, për të mbrojtur vlerat dhe parimet tona. Ne inauguruam memorial dedikuar Holokaustit.

Po punohet për një muze që do të nderojë komunitetin hebre e do të nderojë këtë miqësi, në të ashtuquajturën rruga hebreje”.
Shtuar më 28/10/2020, ora 17:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori