Rama: Shqipërisë i duhet një model i ri ekonomik
Shqipërisë i duhet një model i ri ekonomik është shprehur kreu i selisë rozë gjatë fjalës së tij në asamblenë e Partisë Socialiste duke parashtruar para asamblesë edhe draftin e ri.

Pas falenderimit të tij për njerëzit që ishin marrë më hartimin e këtij dokumenti ai është shprehur se drafti përbëhëj nga 4 kapituj ku ishte paraqitur e gjithë platforma që kjo parti synon të futet në zgjedhjet e ardhshmë.

Rama është shprehur se tashmë punësimi është një nga problemet kryesore në vend , dhe se kjo forcë politikë në mandatin e saj të parë do të arrinte të hapte rreth 300 mijë vende pune. Ndërkohë që është shprehur se një nga prioritetet e kësaj platforme ishtë edhe investimi në sektorin turistik, sektor që është shumë i rëndësishëm është shprehur ai.

Ndërsa në një nga kapitujt e këtij drafti zinin edhe investimet publike, kreu i PS është shprehur se në mandatin e tij të parë do të pesfishonte investimet për fshatin.

Një pikë tjetër i këtij programi ishte edhe zgjidhja përfundimtare pronave e cila deri më tani nuk ka mërrë zgjidhje.

Ndërkohë që ai është shprehur se me ardhjen e tij në pushtet do të hiqte edhe taksën e sheshtë. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2011, ora 12:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori