Rama: Shqipëria rrezikohet nga islamofobia, ta parandalojmë
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në Tiranë, përfaqësues të fesë dhe medias, për t’i bërë edhe një herë jehonë, asaj që ai e cilësoi vëllazëri fetare.

Kryeministri paralajmëroi një fenomen edhe më të rëndë, islamofobinë.

“Shqipëria është në një pozicion paradoksalisht dyfish sfidues. Nga njëra anë për shkak të mjedisit ekonomik social dhe kulturor të 20 viteve të fundit pas një traumë të gjatë 50 vjet, Shqipëria është e dobët dhe mjaft e cënueshme nga rreziku i fondamentalizmit islamik, siç është fatkeqësisht e cënueshme dhe nga mundësia e një vale islamofobe, dmth kundër myslimanëve edhe nën efektin e ekstremizimit të djathtë europian”, tha Rama.

Komentet në rrjetet sociale të pak shqiptarëve që përligjin sulmet ne Francë me fyerjen ndaj figurës së Porfetit, duket se kanë alarmuar qeverinë. Kryeministri Edi Rama, foli për nevojën që feja, media dhe e gjithë shoqëria, të bëhen bashkë, për t’i vënë fre urrejtjes në emër të fesë.

“Fyen profetin e tij çdo shqiptar i besimit mysliman që e justifikon me karikaturat e një reviste, nga qindra mijëra apo ndoshta miliona revista në botë kasaphanënë e Parisit. Ashtu siç fyen profetin e tij, çdo shqiptar i besimit katolik apo ortodoks që atë kasaphanë haluçinante e konsideron justifikim për të shfryrë mllef ndaj islamit dhe ndaj myslimanëve shqiptarë. Duhet sot një kontribut i posaçëm qytetar mediatik, komunitar në kuptimin e komuniteteve fetare dhe qeveriatar, posaçërisht në sektorët e sigurisë, dijes, kujdesit social, diplomacisë e me radhë për ta bërë sa më të kuptueshme se cfarë prodhon urrejtja për besimin e tjetrit”, u shpreh kryeministri.

Kryeministri, nuk kuresu asnjë përgjigje, ndaj zërave që flasin për indiferentizëm fetar në Shqipërisë.

“Nuk dua të bëj debat me ta, por dhe nëse do ta pranojë për një moment përkufizimin e tyre do ta quaja fatlum një vend, ku jo besimtarët janë indiferend ndaj fese. Me këtë dua të them që në shoqërinë që kemi zgjedhur indiferenca është një zgjedhje e lirë, që nuk c ënon lirinë dhe të drejtat e askujt”, tha kreu i qevrisë.

Në emër të betejës së përbashkët për harmoni fetare dhe kundër terrorizmit, kryeministri paralajmëroi mbështetjen e forumit rajonal të bashkëpunimit ndërfetar për të parandaluar integrimin e të rinjve në rrjetet terroriste si dhe vendosjen e godinës së kryeministrisë në dispozicion të atyre që e kundërshtojnë qeverinë.
Shtuar më 12/01/2015, ora 20:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori