Rama shqetësohet kur kollitet live, mjeku e thumbon: Jam mirë, e kam nga uji i pastër i Lanës
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një mbledhje online me Komitetin Teknik të Epidemisë, për të diskutuar lidhur me situatën e koronavirusit në vend.

Pjesë e këtij komunikimi ka qënë edhe mjeku i njohur Tritan Kalo.

Gjatë komunikimit të drejtëpërdrejtë, ky i fundit është kollitur duke tërhequr edhe vëmendjen e Ramës i cili e ka pyetur se si ndjehet, por Kalo tha se është mirë, ndërsa edhe e ka thumbuar.

Rama: Profesor Tritani si je? Të shoh pak me kollë.

Kalo: Është nga uji i pastër i Lanës, prandaj e kam kollën.


Shtuar më 03/04/2020, ora 19:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori