Rama shpërthen ndaj Akademisë së Shkencave: Nuk ka dijeni për shkencëtarët!
Në takimin e 11 Ndërkombëtar dhe Mbarëkombëtar të Institutit Alb-Shkenca, Rama paralajmëroi reformimin e Akademisë së Shkencave. Në fjalën e tij ai e quajti tronditëse, absurde dhe ulëritëse faktin që Akademia nuk ka njohuri për shkencëtarët shqiptarë, duke theksuar nevojën për ndryshime në këtë institucion.

“Unë e shoh absurde, për të mos thënë më shumë, se nuk dua të devijoj që Akademia e Shkencave të Shqipërisë të mos jetë e pranishme, mos jetë mirëseardhëse dhe mos jetë aktivisht e lidhur me Alb-Shkencën.

Është ulëritëse dhe domethënëse, jo thjesht për Ab-Shkencën, por shumë të tjerë mund të jenë të organizuar kështu si ju. Është tronditëse që Akademia e Shkencave sot të mos ketë një regjistër të atyre që bëjnë, ose përpiqen të bëjnë shkencë dhe që janë shqiptarë dhe që jetojnë kudo në botë.

Mos ketë nje regjistër të vendodhjes së aktivitetit dhe të mos ketë asnjë kontakt. Kjo bëhet më pak tronditëse që po të mendosh që vetë shteti ynë nuk i ka të numëruar dhe nuk i di ku i ka shqiptarët jashtë atdheut.

Ndërkohë nuk jemi aq shumë sa mos numërojmë dot njëri-tjetrin dhe kur mendon që kinezët numërojnë në kohë reale çdo kinez që del nga një fakultet në çdo pikë të globit dhe regjistrohet një herë në regjistrin e burimeve njerezore të Kinës, pavarësisht se mund të mos shkeli kurrë në Kinë”. /albeu.com/


Shtuar më 01/09/2016, ora 11:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori