Rama shpreh mirënjohjen ndaj Tahirit: Ministri i ri do të vijojë suksesin e tij
Kryeministri Edi Rama ka qenë sot para krerëve të Policisë së Shtetit ku ka prezantuar ministrin e ri të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Rama ka shprehur mirënjohjen e tij për ish ministrin Tahiri duke renditur edhe arritjet e tij me Policinë e Shtetit.

Ai shprehu bindjen se ministri i ri do të vijojë punën me Policinë për reformimin e Policisë së Shtetit.

"Policia e Shtetit është sot institucioni më i besueshëm i shtetit. Dhe kjo duket nga rritja e numrin të telefonatave në numrin e emergjencave apo në raportimin e vazhdueshëm në komisariatin dixhital, dhe reagimi i qytetarëve pas denoncimeve të tyre për shkelje përmes komisariatit dixhital.

Një histori suksesi që duhet të vazhdojë për faktin se Policia e Shtetit ju shërben qytetarëve me bashkëpunimin e të cilëve duhet të bëjë shtet.

Pas shkatërrimit të republikës së turpit në Lazarat ne kemi të gjitha arsyet ta konsiderojmë 2017 si vitin që i ve kapak kësaj historie të gjatë që i ka rrënjët larg në të shkuarën, jo në 2013 por që në 2017 ka epilogun e saj.

Puna për kontrolle në të gjithë territorin për të ndaluar kultivimin e kanabisit përbën një bazë inkurajuese që në vjeshtën e këtij viti ne të dalim krenarë përballë popullit dhe partnerëve ndërkombëtarë dhe ti japim shqipërisë një notë positive në raport me këtë fenomen.

Sot, Policia e Shtetit është në komntroll të plotë edhe të ndërtimeve paleje, abuzimet me pasuritë e përbashkëtë të energjisë edhe ujit, dhe abuuzimit të pyjeve por edhe në këtë aspect ka shumë për të bërë.

Në këto tre vite e gjysëm Shqipëria ka shënuar një numër të vogël vrasjesh krahasuar me vitet më parë dhe kjo për shkak të parandalimeve nga Policia e Shtetit. Është 0 numri i vrasjeve për gjakmarrje.

Jam i bindur se ministri i ri do të vazhdojë me kompetencë të madhe detyrën e tij për reformimin modern të Policisë.
Sfida për ta rinuar Policinë e Shtetit dhe për të rritur nivelin e arsimimit të Policisë së Shtetit është e hapur.

Sot kemi një numër 33% të Policisë së Shtetit me arsim të lartë, por nuk mjaftojnë. Sepse në 10 vitet e mëparshme nuk u emërua asnjë officer policie. Ministri I ri do të fokusohet tek Akademia e Policisë për ti dhënë gjithë mbështetjen dhe për t’I kërkuar një rritje të nivelit të mësimdhënies.

Policia Rrugore është transformuar jo vetëm në dukje por edhe në sjellje, edhe në rezultate. Rezultate të mëtejshme priten për reformimin dhe masat që do të merren sidomos për përdoruesit e telefonit gjatë udhëtimit me makina.

BE e cilëson Shqipërinë sit ë rëndësishme për luftën ndaj ISIS.
Dolëm nga lista e zezë për trafikimin e qenieve njerëzore por edhe në këtë aspect lufta duhet të jetë e vazhdueshme.

Rritja e pagave të Policisë së Shtetit me 45 % , dhe zhdëmtimi në rast se punonjësit dëmtohen gjatë punës, gjithashtu shpërblimet jashtë orarit, ka siguruar që kjo Polici të jetë Policia më e mirëpaguar në rajon. Prej kësaj të bëhet Policia shembullore e rajonit për të qenë mbi mesataren e BE.

Në pikëpamjen e infrastukturëes është bërë shumë për automjete dhe motorë të rinj.

Lufta kundër korruposionit nis çdo ditë nga vetja. Zbatimi I ligjit dhe ndëshkimi i abuzimeve të të gjitha niveleve fillon së pari nga vetja.

Dua ti shpreh të gjithë mirënjohjen, respektin, vlerësimin ministrit Tahiri për gjithë punën që ka bërë dhe dua t’ju shpreh sigurinë që ministri i ri do të vazhdojë punën që kemi nisur tre vite më parë.

Jam i bindur se ministri Xhafaj do të sjellë në këtë institucion profesionalizëm dhe integritet"-tha Rama./Albeu.com/




Shtuar më 27/03/2017, ora 10:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori