Rama shpreh keqardhje ndaj Metës, bën mirë të lexosh rezolutën
Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Kryeministri Rama shprehu keqardhje ndaj Metës. Ai këshilloi presidentin të lexojë edhe njëherë me imtësi rezolutën.

"Shpreh keqardhje si njëri, mik, kundërshtar dhe aleat si dikush që nuk ka bërë vetëm të këqija por ka dhënë kontribute pozitive, i uroj me gjithë zemër ta lexojë me kthjelltësi këtë, nëse ka probleme me dëgjimin dhe nuk do ti kuptojë qartë fjalët që do thuhen sot në adresë të tij”, ka thënë Rama.

Ndërkohë që Rama ka mbyllur fjalimin, deputetët e PS kanë shpërthyer në duartrokitje, duke vazhduar për disa çaste, edhe pse Gramoz Ruçi lajmëroi deputetin e radhës në fjalim.

Shtuar më 13/06/2019, ora 13:22
Tage: rezolutën

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori