Rama shpërthen në të qeshura histerike në studio
Pëlqej
Për një kohë shumë të gjatë Kryeministri Edi Rama i ka konsideruar mediat me një fjalë të vetme: "kazan".

Por ka qenë Cani i cili i tha në studion e Zonë e Lirë këtë mbrëmje se ky term ka ndryshuar nga kazan në Kadri.

Rama e pohoi këtë detaj duke shtuar se në fakt Kadrinjtë ziejnë në kazan, kështu që sipas tij termi nuk ka ndryshuar shumë.

I vënë përballë shumë gazetarëve të cilët duhet t'i konsideronte me një fjalë: "Kadri ose jo Kadri" Rama ka shpërthyer në të qeshura histerike dhe të papërmbajtshme teksa ka vënë duart mbi kokë.

Këtë detaj ia ka përmendur edhe Cani.

"Qesh me mënyrën si e the"-iu drejtua ai Canit i cili tha se duhet të përgjigjej vetëm me një fjalë. /albeu.com/

Shtuar më 11/01/2019, ora 22:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori