Rama shpërthen ndaj Metës: I janë falur të gjitha skandalet dhe e kemi burrëruar
Kryeministri Edi Rama. ka folur sot në Kuvend në lidhje me dekretin e Metës për anulimin e 30 qershorit.

Rama tha se Meta është bërë protagonist me vend e pa vend, dhe si atij i janë falur të gjitha mëkatet dhe skandalet që ka bërë.

"Ishte një akt i papërgjeshëm dhe papranueshëm i Metës. Kujt më shumë se Ilir Metës i janë falur skandalet, hilet etj, dhe i ësthë dhënë mundësia që të kthehej i rilindur dhe i burrëruar. Kujt më shumë se Ilir Metës, i janë falur të gjitha dhe i është dhënë mundësi.

Historia e shtetit shqiptar nuk e gjen një të dytë politikan që i janë bërë shumë ndere dhe është treguar kaq zemër gjerë. Ai është bërë me vene e pavend që ka ndërhyrë dhe ka bërë protagonistin. Jo president por dhe mbret të jetë prap se prap Ilir Meta nuk do ndihej mirë.
Shtuar më 13/06/2019, ora 12:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori