Rama shpërndan 1000 leje legalizimesh ndërtesash në Durrës
Pëlqej
Në një aktivitet të organizuar në Pallatin e Sportit “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit, kryeministri Edi Rama ka ndarë sot lejët e legalizimeve për 1000 familje. Në fjalën e tij kryeministri u shpreh se nuk ka pritur fushatën për të ndarë këto leje.


“Sot 1 mijë familje marrin në duart e tyre lejet e legalizimeve. Vijmë në vazhdimin e një proçesi të hapur, nuk e lamë të vijmë kur të vijë fushata e radhës elektorale. Legalizimet vazhdojnë në mënyrë intensive. Ndërsa qeveria e kaluar në 8 vjet ka kryer 2407 legalizime.” the kreu i qeverisë. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2014, ora 17:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori